Agjencia Telegrafike Shqiptare

Platforma e bashkëqeverisjes në ndihmë të emigrantëve

TIRANË, 3 gusht/ATSH/ Platforma e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” siguron zgjidhje edhe për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

I tillë ishte rasti i Melfina Zylyftarit, e cila asistoi vëllain e saj Leonard Çela, emigrant në Greqi për zgjidhjen e problemeve me legalizimin e dokumentacionit.

Qytetari u pajis me dokumentin e kërkuar, mungesa e të cilit i sillte pengesa në përfitimin e shërbimeve në shtetin fqinj.

Ankesa u trajtua dhe gjeti zgjidhje brenda 10 ditëve pune./m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version