LONDËR – ”Ryanair” propozon një ndërmjetësim në ditën e katërt të grevës së pilotëve irlandezë

LONDËR, 3 gusht /ATSH-AFP/ – Kompania ajrore irlandeze me kosto të ulët ”Ryanair” kërkoi sot një ndërmjetësim për zgjidhjen e konfliktit me pilotët irlandezë, në ditën e katërt të grevës të cilët nuk duan ta ndërpresin lëvizjen.

Në një deklaratë, ”Ryanair” saktësoi se 24 fluturime u anuluan sot në nisje apo që kishin si destinacion Irlandën, nga 300 të parashikuara dhe kanë prekur 3 500 pasagjerë, të cilëve kompania u ka propozuar një zgjidhje alternativë.

”Ryanair” njoftoi se ka zhvilluar deri më tani dy takime me sindikatën irlandeze, por fatkeqësisht nuk rezultuan të suksesshme./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.