Leku zhvlerësohet ndaj valutave kryesore

TIRANË, 3 gusht /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten, leku u zhvlerësua ndaj valutave kryesore euro dhe dollar përkatësisht me 0.04 lekë dhe 0.40 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 125.59 lekë dhe monedha e gjelbër amerikane me 108.42 lekë.
Në këmbim me lekun pozitat i ka forcuar edhe franga zvicerane, jeni japonez, lira turke dhe disa valuta të tjera.
Ekspertët shprehen se, vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë për të mos lejuar një mbiçmim të shpejtë të lekut duket se ka nisur të japë efektet, ku shumë valuta si euro apo dollari amerikan po rekuperojnë disa prej humbjeve të këtyre javëve.
Kursi sipas Bankës Qendrore
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 108.42 +0.40
Euro EUR 125.59 +0.04
Poundi britanik GBP 141.01 -0.19
Franga bvicerane CHF 108.99 +0.34
Jeni japonez (100) JPY 97.07 +0.24
Dollari australian AUD 79.80 +0.35
Dollari kanadez CAD 83.30 +0.39
Korona suedeze SEK 12.16 -0.02
Korona norvegjeze NOK 13.15 +0.01
Korona daneze DKK 16.85 +0.02
SDR SDR 151.77 +0.21
Ari(OZ 1) XAU 130920.40 -410.32
Argjend(OZ 1) XAG 1657.74 -3.93
Juani Kinez (onshore) CNY 15.78 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 15.72 -0.02
Lira turke TRY 21.35 +0.09

e.xh//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.