314 qytetarë të interesuar për të kontribuar në ministritë e linjës, kryeson ajo e Financave

TIRANË, 3 gusht/ATSH/- 314 qytetarë kanë shprehur interesimin për të dhënë kontributin e tyre në institucione përkatëse, duke aplikuar kështu në platformën e bashkëqeverisjes.

Kështu, në kategorinë “Dua të kontribuoj”, numrin më të lartë të interesimeve e mban ministria e  Financës dhe Ekonomisë, me 55 të tilla e ndjekur nga ministria e Arsimit me 40 të tilla.

Më tej, qytetarët kanë shprehur interes për të kontribuar në ministrinë e Drejtësisë, atë të Infrastrukturës dhe ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.