Vlorë- Fëmijët në Orikum, me godinë të re kopshti

TIRANË, 2 gusht/ATSH/- Fëmijët e Orikumit, në Vlorë do të kenë gati për fillimin e vitit të ri shkollor godinën e rikonstruktuar të kopshtit.

E ndërtuar rreth viteve ’80 për herë të parë kjo godinë i është nënshtruar rikonstruksionit total.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i shoqëruar nga këshilltarë bashkiakë, administratorja Selamaj dhe drejtoresha e kopshtit inspektuan punimet në këtë godinë.

Leli u shpreh se “kujdesi ndaj të vegjëlve është prioritet për bashkinë e Vlorës”.

Rikonstruksioni këtij kopshti është një bashkëfinancim i agjencisë “Tika” dhe bashkisë Vlorë.

Kopshti i fëmijëve në Orikum do të jetë gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2018 -2019, ndërkohë që aktualisht puna do të vijojë dhe në ambientet e jashtme për të krijuar një mjedis të gjelbëruar dhe argëtues për 106 parashkollorët e qytezës së Orikumit./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.