Udhëtim në SHBA gjatë verës, ambasada njofton për respektimin e kushteve të vizës

TIRANË, 2 Gusht /ATSH/ -Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata shtetas shqiptarë, të cilët do të udhëtojnë drejt SHBA, gjatë kësaj vere.

Në një njoftim në faqen e saj zyrtare ambasada amerikane thekson se është shumë e rëndësishme të zbatoni rregullat e vizës gjatë vizitës tuaj në Shtetet e Bashkuara.

“Unë dhe Kenny e dimë se shumë njerëz do të udhëtojnë për në SHBA këtë verë.

Ne shpresojmë që t’ia kaloni sa më mirë, por kini parasysh që është shumë e rëndësishme të zbatoni rregullat e vizës gjatë vizitës tuaj në Shtetet e Bashkuara.

Ku do të shkoni për pushime këtë verë?”-thuhet në njoftimin e ambasadës.

/gj.mima /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.