Napoli zgjedh meksikanin Ochoa për portën

TIRANË, 2 Gusht /ATSH/ -Napoli ka zgjedhur portierin meksikan Guillermo Ochoa për të plotësuar vendin e lënë bosh nga largimi i Pepe Reinas.

33-vjeçari, i cili kërkon me ngulm transferimin te të kaltrit, shikohet si zgjedhja e duhur për të zgjidhur problemet në portë për skuadrën e drejtuar nga Ancelloti.

Drejtori sportiv, Giuntoli ka nisur menjëherë punën për të bindur drejtuesit e Standard Liege të ulin disi kërkesën prej 3.5 milionë eurosh për kartonin e portierit.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.