SHBA – Uashingtoni kërkon të ruajë diskutimet me Phenianin për denuklearizimin e Gadishullit Korean

UASHINGTON, 1 gusht /ATSH-AFP/ – SHBA-ja po përpiqet të ruajë diskutimet me Phenianin për denuklearizimin e Gadishullit Korean edhe pse disa informacione flasin për vazhdimin e programeve bërthamore dhe balistike koreano-veriore, sipas ekspertëve.

Sipas agjencive amerikane të shërbimeve sekrete, cituar nga “Washington Post”, që bazohen në imazhe satelitore, Koreja e Veriut po prodhon një ndoshta dy raketa të reja në një kompleks të madh kërkimi në Sanumdong, në afërsi të Phenianit, ka ka prodhuar raketën e parë koreano-veriore, të aftë për të arritur në bregun lindor të SHBA-së.

Këto zbulime ndodhën disa ditë pasi kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo ka pranuar gjatë një seance në Kongres se Pheniani vazhdon të prodhojë materiale bërthamore, gjashtë javë pas një samiti historik mes Donald Trump dhe Kim Jong Un, në përfundit të të cilit, presidenti amerikan theksoi në një postim në Twitter se Pheniani nuk ishte më një kërcënim bërthamor./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.