SHBA – Facebook identifikon një fushatë tjetër të manipulimit politik

SAN FRANÇISKO, 1 gusht /ATSH-AFP/ – Facebook ka zbuluar përpjekje të reja të manipulimit politik të platformës së tij në afrim të zgjedhjeve legjislative amerikane në muajin nëntor duke ruajtur identifikimin e autorëve duke i kthyer sytë drejt Rusisë.

Rrjeti i parë social në botë u kritikua ashpër vitin e kaluar pasi kishte shërbyer si platformë pë dezinformimin për qëllime manipulimi politik gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016, për ndërhyrjet politike atribuar Rusisë nga shërbimet sekrete amerikane.

Prokurori special, Robert Mueller, i ngarkuar me hetimet për ndërhyrjen ruse në këtë fushatë presidenciale, kishte përmendur disa muaj më parë disa llogari në Facebook dhe faqe të menaxhuara nga “Internet Research Agency” (IRA), dyshuar se ishin krahu dixhital i Kremlinit, gjë që ky i fundit e ka hedhur poshtë.

“Ne po vazhdojmë hetimet, por kushdo qofshin ata që kanë krijuar këtë rrjet me llogari të rreme ka marrë përsipër të fshehë identitetet e vërteta dhe ne nuk dimë ende se kush është përgjegjës. Një pjesë e këtij aktiviteti është e ngjashme me atë që ka bërë “Internet Research Agency” para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2016″, theksoi kreu i grupit Mark Zuckerberg në faqen e tij në Facebook.

“Ne do t’u bëjmë ballë kundërshtarëve shumë të sofistikuar dhe të mirëfinancuar, të cilët tentojnë sulme të reja”, shtoi ai.

Rrjeti gjithashtu theksoi se kishte gjetur lidhje të reja mes llogarive të fshira dhe llogarive të çaltivizuara vitin e kaluar.

Facebook njoftoi se kishte fshirë 32 faqe dhe llogari të dyshimta, që sipas tij zbulonin një veprim të koordinuar./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.