ITALI – Le Maire: Parisi dhe Roma ndajnë të njëjtin vizion për Europën

ROMË, 1 gusht /ATSH-AFP/ – Parisi ndan me qeverinë e re populiste italiane të njëjtin vizion për Europën, theksoi sot në Romë ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

“Ne ndajmë të njëjtin vizion për ndërtimin europian, zonën euro dhe marrëdhëniet tregtare”, deklaroi në një konferencë shtypi Le Maire, pas takimeve me homologun italian, Giovanni Tria dhe Luigi Di Maio, ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe kreu i Lëvizjes Pesë Yjet.

Itali po qeveriset që prej dy muajsh nga një aleancë mes L5Y dhe Ligës së Veriut të Matteo Salvini.

Parisi dhe Roma janë dakord për domosdoshmërinë absolute për riforcimin e zonës euro, garantimin e sigurisë dhe stabilitetin financiar”, nënvizoi ministri francez./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.