Inflacioni kthehet në objektiv të BSH-së brenda vitit 2020

TIRANË, 1 gusht /ATSH/- Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni do të kthehet në objektiv brenda vitit 2020, duke reflektuar edhe dinamikën pozitive të rritjes ekonomike në vend.

Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko deklaroi sot për mediat se, “ky parashikim faktorizon dinamikën pozitive të rritjes ekonomike dhe pritjet tona për kthimin e ekonomisë në ekuilibër në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm”.

Gjithashtu, theksoi Sejko, “projeksionet e BSH-së për kthimin e inflacionit brenda objektivit, mbështeten në vlerësimin se presionet dezinflacioniste të ardhura nga mbiçmimi i kursit të këmbimit do të mbeten kalimtare”.

Inflacioni mesatar i tremujorit të dytë regjistroi vlerën 2.2%, duke ardhur në rritje nga norma mesatare prej 1.9% e tremujorit të parë. e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.