TIRANË, 1 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/-Luka Modriç është ëndrra e Interit për mesfushën. Pas një fushate transferimesh intensive, zikaltërit duan lojtarin nënkampione të botës për të bërë diferencën.
Inter që dje arriti marrëveshjen për të marrë Vidal, duket se përpara se të mbylli marrëveshjen për kilienin, të bëjë një përpjekje për të arritur marrëveshjen për transferimin e Luca Modriç.
Sipas sport-mediaset, zikaltërit kanë nisur të bisedojnë menaxherët e lojtarit për të bërë transferimin e bujshëm. Modriç, 33 vjeç zhvillojë një botëror të jashtëzakonshëm me Kroacinë, duke I dhënë mundësi skuadrës së tij të shpallet nënkampione europës dhe duke u mundur në finale me Francën. /a.g/
