BRUKSEL – KE i akordon Spanjës financime urgjente për përballimin e fluksit të migrantëve

BRUKSEL, 1 gusht /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian do të japë në ditët e ardhshme disa dhjetëra milionë euro për Spanjën për ta ndihmuar për menaxhimin e një fluksi të vazhdueshëm të migrantëve të mbërritur në mënyrë klandestine në brigjet e saj nga Maroku, theksoi një burim europian.

“Qeveria socialiste spanjolle, drejtuar nga Pedro Sanchez, kërkoi të dielën për të përfituar një ndihmë financiare prej 30 milionë eurosh nga Fondi Europian për azilin, migracionin dhe integrimin (FAMI) dhe fondet do të zhbllokohen në ditët e ardhshme”, theksoi i njëjti burim.

Greqia do të përfitojë gjithashtu nga një financim i FAMI-t, kërkuar një muaj më parë t’a ndihmuar në menazhimin e të mbërriturve në kufirin me Turqinë.

“Situata urgjente në Spanjë, ku më shumë se 20 000 migrantë kanë mbërritur që prej janarit, ka imponuar një përgjigje më të shpejtë ndaj kërkesës së saj”, theksoi burimi europian./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.