KINEMA – ‘’Mision i pamundur’’ shitje rekord në Amerikën e Veriut

UASHINGTON, 31 korrik /ATSH-AFP/ – Pjesa e gjashtë e aventurave të Ethan Hunt, si gjithnjë i mishëruar nga aktori Tom Cruise në ‘’Misionin e Pamundur: Grimcat radioaktive’’ u pozicionua në vend të parë në të gjitha sportelet e shitjes së biletave vetëm në fundjavën e parë të publikimit të tij, sipas të dhënave të fundit të kompanisë ‘’Exhibitor Relations’’, të publikuara të hënën.

Filmi, i realizuar ashtu si seria e mëparshme nga Christopher McQuarrie dhe i xhiruar në pjesën më të madhe të skenave në Francë, ka fituar 61,2 millionë dollarënë SHBA dhe në Kanada midis intervalit kohor nga e premtja në të dielë.

Në këtë seri të re, Ethan Hunt dhe ekipi i tij në IMF (Forca e Misionit të Pamundur), specialist i spiunazhit në kushte ekstreme, janë nisur në një ekspeditë gjurmimi për të gjetur plutoniumin e vjedhur nga një organizatë ndërkombëtare terroriste.

Paul Dergarabedian, ekspert i kompanisë ‘’ComScore’’ u shpreh në një komunikatë për shtyp se ky ishte fillimi më i mirë i gjithë sagës.

Komedia muzikore në nderim të grupit suedez ‚‘‘Abba‘‘,, “Mamma Mia! Here We Go Again”, u rendit e dyta me 15,1 millionë dollarë të ardhura. / /vb/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.