FOKUS – Qeveria franceze në sprovën e një mocioni të dyfishtë mosbesimi

PARIS, 31 korrik /ATSH-AFP/ – Qeveria franceze pritet të përballet sot me dy mocione mosbesimi, nga e djathta dhe e majta, të cilat kërkojnë sqarime në lidhje me çështjen Benalla, emri i ish-bashkëpunëtorit të Presidentit, Emmanuel Macron, i akuzuar për ushtrim dhune.

Mocionet e mosbesimit, që do të çonin në rrëzimin e qeverisë nëse do të miratohen, janë raste shumë të shpeshta në Francë.

Që nga viti 1958 e deri më sot ka patur më shumë 100 mocione, por është hera e parë që opozita i drejtohet kësaj procedure që nga fitorja e bujshme e Emmanuel Macron në vitin 2017. Ky është gjithashtu rasti i pari që nga viti 1980 që do të votohen njëkohësisht dy mocione mosbesimi.

Që nga viti 1958, vetëm një mocion mosbesimi u miratua në vitin 1962 që çoi në rrëzimin e qeverisë së Georges Pompidou. Këto dy mocione që do të diskutohen sot në Asamblenë Kombëtare, Dhoma e Ulët e Parlamentit francez nuk kanë asnjë shans të rezultojnë të sukseshme. LR (opozita e së djathtës) nuk ka më shumë se 103 deputetë dhe e majta 63, pra nuk të mbledhim shumicën e kërkuar prej 289 votash që do të çonte në rrëzimin e qeverisë.

Por, nuk është ky qëllimi i çështjes. Në një veprim thuajse të ngjashëm, dy mocionet duan të kundërshtojnë qeverinë për të dhënë sqarime dhe të denoncojnë një “bllokim” që po pengon të “vërtetën” e zbardhjes së çështjes Benalla, emri i ish-bashkëpunëtorit të Presidentit Macron, Alexandre Benalla, nën hetim për ushtrim dhune ndaj protestuesve më 1 maj në Paris.

Këtë të martë, Christophe Castaner, sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe i deleguar i përgjithshëm i partisë presidenciale LREM do të merret në pyetje nga Komisioni i Ligjeve në Senat për çështjen Benalla.

Ka zëra se është nisur një procedurë nga LREM për shkarkimin e punonjësit Vincent Crase, i pranishëm përkrah Benalla më 1 maj, edhe ai nën akuzë. Komisioni i Senatit nuk përjashton më faktin që do të marrë në pyetje edhe vetë Benallan.

Bërja publike e kësaj çështje shënon krizën më të thellë që Macron po përjeton prej zgjedhjes së tij në vitin 2017.

“Ekzekutivi i kapur nga mocionet” ishte kryetitulli i së përditshmes së majtë “Liberation”, e njohur për lojërat e fjalëve. /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.