“Charlie’s Angels” vjen me ekip të ri engjëjsh

TIRANË,31 korrik /ATSH/ – Çarlie ka një ekip të ri engjëjsh. Kristen Stewart, Naomi Scott dhe Ella Balinska do të shfaqen në filmin e ri Charlie’s Angels.

Lajmi është konfirmuar nga produksioni për CNN. Elizabeth Banks do të jetë producentja me kompaninë e saj Brownstone Productions.

Rikthimi i Charlie’s Angels, do të bazohet në serinë televizive popullore ku fillimisht luanin Kate Jackson, Farrah Fawcett dhe Jaclyn Smith, si luftëtare të krimit në Los Angelos.

Më pas, në seri, u shfaqën Cheryl Ladd, Shelley Hack dhe Tanya Roberts. Vetë Elisabeth Banks, ka folur për projektin edhe më herët.

“Me një film si engjëjt e Çarlit, aksioni dhe efektet vizuale janë të rëndësishme. Është një punë e madhe dhe mua personalisht më pëlqen sfida”, tha ajo.

Një adoptim i mëparshëm në ekranin e madh i Charlie’s Angels u shfaq nëpër kinema në vitin 2000, pasuar nga një tjetër sekuencë, në 2003./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.