Zvicra vazhdon mbështetjen ndaj Shqipërisë në 4 fusha

TIRANË, 30 Korrik /ATSH/ – Zvicra mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit Evropian në katër fusha të ndryshme që janë: një demokraci funksionale, shërbimeve publike të përmirësuara dhe një ekonomi tregu gjithëpërfshirëse. Ndërsa fusha e katërt ku Zvicra mbështet Shqipërinë është Shëndetësia.

Ambasada e Zvicrës në Shqipëri thekson se, “një popullatë më e informuar dhe më e përfshirë në shëndetësi përfiton nga shërbime cilësore dhe me performancë të lartë nga ana e kujdesit shëndetësor parësor. Institucione më efiçente të kujdesit shëndetësor parësor ofrojnë shërbime me cilësi më të mirë. Njohuritë e popullatës mbi shëndetin rriten. Institucionet e shëndetit publik orientohen drejt promovimit të shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve me fokusin tek sëmundjet jo-ngjitëse”.

Fondet e alokuara më parë nga Zvicra për Shqipërisë kanë qenë 10 milionë franga zviceriane. Ndërsa fondet e alokuara në vitet 2018-2021 janë 12 milionë franga zvceriane.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.