Vettingu, shkarkohet gjyqtari Shkëlzen Selimi

TIRANË, 30 Korrik/ATSH-A.Fortuzi/- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë, gjyqtarin Shkëlzen Selimi.

Në seancën e kaluar dëgjimore, KPK radhiti një sërë problematikash që preknin gjyqtarin Selimi.

Gjetja e vëzhguesit ndërkombëtar të ONM ka zbuluar se gjyqtari Selimi ka kontakt të drejtpërdrejtë me një preson me precedentë penal, ku dyshohet se gjyqtari ka ndërhyrë në vitin 2015 për të ndaluar ekstradimin e tij në Itali. Ky shtetas sipas zbulimeve të ONM rezulton i dënuar për grup kriminal dhe trafik kokaine.

Sa i takon Gjykatës së Lartë, kanë kaluar provën e Vetting-ut gjyqtarët Xhezair Zaganjori, Edmond Islamaj dhe Ardian Dvorani. Kanë ngelur në vetting gjyqtarët e lartë Admir Thanza, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca dhe tashmë Shkëlzen Selimi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.