Sistemim rrugëve rurale, frymëmarrje komunitetit

Video/ Sistemim rrugëve rurale, frymëmarrje komunitetit

Zona të cilat vetëm para pak vitesh vuanin mungesën totale të infrastrukturës, tashmë gëzojnë rrugë të sistemuara, konform të gjitha parametrave ashtu siç duket edhe në këtë video nga rruga e re re në Kodër Bujaras, Njësia Administrative Tregan, Elbasan.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 30 Korrik 2018

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Sistemimi i zonave rurale ka bërë që njësitë administrative të bashkisë së Elbasanit të gëzojnë rrugë dhe kanale të reja vaditëse e kulluese. Kështu, bashkia e Elbasanit ka nisur punën për rregullimin e infrastrukturës rurale.

Zona të cilat vetëm para pak vitesh vuanin mungesën totale të infrastrukturës, tashmë gëzojnë rrugë të sistemuara, konform të gjitha parametrave ashtu siç duket edhe në këtë video nga rruga e re re në Kodër Bujaras, Njësia Administrative Tregan, Elbasan. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.