Prokurori Besnik Muçi në sitën e vetingut

TIRANE, 30 korrik/ATSH/- Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u mbajt seanca dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi.

Trupi gjykues përbëhej nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Prokurori i është nënshtruar procedurave me përparësi për shkak se është kandidat për KLP-në.

Relatori Olsi Komici tha se “për pasurinë ILDKPKI ka konstatuar se prokurori Besnik Muçi ka bërë deklarim të saktë nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi”.

Vendimi për gjyqtarin do të jepet me 1 gusht, ora 10:00. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.