Politika monetare favorizon kursimet në lekë

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ – Politika monetare e Bankës së Shqipërisë po favorizon gjithë e më shumë kursimet në monedhën vendase. Sipas statistikave zyrtare, në muajin qershor 2018, kursimet në lekë u rritën me 860 milionë lekë në raport me muajin maj.
Ndërsa depozitat në afat në lekë kanë vijuar rritjen që ka nisur prej gati 7 vitesh, që kur Banka e Shqipërisë filloi uljen e normës bazë të interesave bazë, që u shoqërua me uljen e normës së kthimit nga depozitat, që aktualisht është më pak se 1% në vit për depozitat 12 mujore. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.