Ministria e Jashtme Gjermane citon ministrin Mass: Te impresionuar nga reformat e Shqipërisë

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ – Pas takimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati me homologun e tij Heike Mass, ministria e Jashtme Gjermane ka zgjedhur të citojë disa nga fjalët e ministrit Gjerman.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” ministria e Jashtme Gjermane shkruan:

“Ne jemi te impresionuar nga reformat e Shqipërisë në fushën e drejtësisë dhe ligjit. Shqiptaret kanë çdo arsye për të qenë krenarë për këtë. Aktorët politike duhet të mbështesin reformat”, shkruhet në postim./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.