Kredia për biznesin u rrit me 1.8 miliardë lekë

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ – Kredia për biznesin u rrit me rreth 1.8 miliardë lekë në muajin qershor të këtij viti, krahasuar me një muaj më parë.
Biznesi po shton nevojën për financime që stimulojnë investime dhe sipërmarrje të reja në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Ekspertët shprehen se kërkesa e shëndetshme nga sektori privat duket se po gjallërohet dhe ky duket të jetë faktori më thelbësor që po rrit kreditimin.
Sidoqoftë, bankat tregtare mbeten të kujdesshme në ekspozimet e mëdha, çka e mban ofertën të shtrënguar, sidomos në segmentin e korporatave, raporton Banka e Shqipërisë. e.xh/r.e//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.