Kamenica me ndërtesë të re të komunës

PRISHTINE, 30 korrik /ATSH/ -Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova do vizitojë Komunën e Kamenicës, ku do të inaugurojë ndërtesën e komunës të financuar nga BE-ja dhe do të marrë pjesë në forumin për marrëdhëniet ndëretnike në Kamenicë.

Vizita do të jetë mundësi për të mësuar më shumë për gjendjen në komunë, për aktivitetet dhe sfidat kryesore, si dhe për të diskutuar bashkëpunimin e ndërsjellë./KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.