Bushati në Gjermani, takim me homologun Heiko Maas

TIRANË, 30 Korrik /ATSH/ – Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Gjermani ku do të takohet me Ministrin e Jashtëm Federal, Heiko Maas.

Të dy ministrat do të diskutojnë mbi procesin e integrimit europian dhe ndërveprimin me Gjermaninë, bashkëpunimin rajonal, çështjet e sigurisë.

Të dy ministrat do të zhvillojnë një konferencë për shtyp ne orën 14:00-14:30.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.