AKU bllokon dhe kthen në origjinë 10 ton miell gruri të ardhur nga Greqia

TIRANË, 29 korrik /ATSH/- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 10 ton miell gruri të importuar nga Greqia, që u konstatua me parregullsi në dokumentacion.Në një njoftim për shtyp AKU-së, bën të ditur se, të dhënat sipas dokumenteve shoqërues nuk përputheshin me të dhënat në etiketë e kundra etiketën e produktit.

Trupat inspektuese e AKU-së Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë, konstatoi se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “miell gruri” kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raporti i analizës.

Nga kontrolli fizik i produktit “miell gruri” rezultoi se ky produkt nuk kishte nr.loti, datë

prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25 kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën greke, pa përkthim në gjuhën shqipe.

Menjëherë AKU bëri bllokimin e ngarkesës me sasi 10 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi ku gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët. e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.