Kapet në Athinë, Interpol ekstradon shqiptarin e dënuar për vrasje

TIRANË, 28 Korrik/ATSH-A.Fortuzi/- Nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi në Greqi dhe  ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, Anesti Paskos alias Bedri Ibrahimi, 55 vjeç, lindur në Poshnje – Berat.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 26.03.2012, në një lokal  në fshatin Poshnje – Berat,  ka ndodhur një konflikt mes  shtetasve Anesti Paskos, B.I., K.I. dhe shtetasve G.P., E.P. dhe S.P.Si pasojë e këtij konflikti,  ka mbetur i vdekur nga goditjet me thikë shtetasi S.P., si dhe janë plagosur G.P. dhe E.P.

Shtetasi Anesti Paskos ishte i shpallur në  kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e ka  dënuar me 18 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”  parashikuar nga nenet 79/dh, 22 e 25 të Kodit Penal. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.