ARKEOLOGJI – Zbulohet tempulli helenistik 2 100-vjeçar

NIGDE, 28 korrik /ATSH-AA) – Një tempull i epokës helenistike që daton prej më shumë se dy mijë vitesh është zbuluar së fundmi gjatë disa gërmimeve arkeologjike në Turqinë Qendrore.

Tempulli 2 100-vjeçar u zbulua në lokalitetin arkeologjik Kinik Mound dhe ndodhet në fshatin Yesilyurt.

Në fshatin në fjalë, që nga viti 2011 ka qenë i angazhuar në punime një ekip italian dhe një tjetër turk.

Profesori Lorenzo D’Alfonso, një akademik nga Universiteti i Nju Jorkut, tha në cilësinë e kreut të ekipit për gërmime se ”tempulli i zbuluar daton që nga koha helenistike”.

”Kemi vazhduar me gërmimet në vendin ku është zbuluar tempulli, ku dhe zbuluam tempullin tjetër i cili daton nga periudha helenistike, 2 100 vjet më parë”, tha D’Alfonso.

Sipas tij, Kinik Mound me gjasë nuk ka qenë i banuar deri në vitin 30 para Krishtit./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.