Agjencia Telegrafike Shqiptare

28 korriku, Dita Botërore e Hepatitit

TIRANE, 28 korrik/ATSH/ – Hepatiti viral është një grup sëmundjesh infektive të mëlçisë (të njohura si hepatiti A, B, C, D dhe E), që prek qindra miliona njerëz në mbarë botën çdo vit, duke shkaktuar sëmundje akute e kronike të mëlçisë, deri dhe vdekje.

Çdo vit në 28 korrik, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj organizojnë Ditën Botërore të Hepatitit për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin viral dhe për pasojat që ai shkakton.

Mesazhi i Ditës Botërore të Hepatitit për këtë vit është: “Hepatiti: Koha për t’u testuar, koha për t’u trajtuar, koha për t’u kuruar”.

Hepatiti prek njerëzit më të rrezikuar. Mbi 90% e rasteve të reja me hepatit B ndodhin nga transmetimi nga nëna tek fëmija, si dhe gjatë fëmijërisë së hershme. Grupe të tjera janë gjithashtu në rrezik të lartë nga hepatitis B dhe C, përfshirë njerëzit që injektojnë drogë, njerëzit që bëjnë tatuazhe, partnerët e atyre që janëme hepatit B, si dhe stafi shëndetësor. /e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version