SHBA – Rritja ekonomike arrin në 4,1% në tremujorin e dytë

UASHINGTON, 27 korrik /ATSH-AFP/ – Ekonomia e SHBA-së ka regjistruar rritje në tremujorin e dytë duke kaluar nivelin prej 4% për herë të parë në katër vjet, sipas vlerësimit të parë të Departamentit të Tregtisë, publikuar sot.

Nga prilli në qershor, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto amerikan ka arritur në 4,1% në ritëm vjetor, niveli më i lartë që prej tremujorit të fundit të vitit 2014.

Kjo performancë do të përshëndetet nga presidenti, Donald Trump, i cili ka premtuar se do të mundësonte një rritje të përshpejtuar ekonomike afatgjatë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.