SHBA – Cohen: Trump në dijeni të një takimi mes Trump Jr dhe një avokateje ruse

UASHINGTON, 27 korrik /ATSH-AFP/ – Michael Cohen, ish-avokati i Donald Trump, konfirmoi se ky i fundit kishte miratuar zhvillimin e një takimi gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale 2016 mes djalit të tij dhe një avokateje ruse, e cila ofroi informacione kompromentuese për Hillary Clinton, sipas medias amerikane.

Donald Trump gjithmonë ka pretenduar se nuk ishte në dijeni të këtij takimi, ekzistenca e të cilit është pranuar dhe për të cilin Donald Trump Jr. është dëgjuar para Kongresit.

Më 9 qershor 2016, Donald Trump Jr. dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit, janë takuar në kullën Trump në Nju Jork me një avokate ruse, Natalia Veselnitskaya, të cilët mendonin se ishte një e dërguar e qeverisë ruse, e aftë për të dhënë informacione për Hillary Clinton, rivalja demokrate e Trump.

“Michael Cohen, ish-avokat dhe njeri i besuar i Donald Trump, i cili ka bërë një shkëputje me mialiarderin republikan, theksoi se ky i fundit ishte në dijeni të këtij takimi para zhvillimit të tij”, sipas CNN dhe NBC./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.