Foto/ Fier, rruga e Hambarit vendos komunikimin me autostradën

TIRANË, 27 korrik /ATSH/  Bashkia e Fierit po punon për shtrimin e rrugës së Hambarit, rrugë e cila kishte shumë kohë pa asnjë ndërhyrje, qoftë edhe të pjesshme. Ndërsa punonjësit po shtrojnë asfaltin që do të rregullojë komunikimin e fshatit me rrugën qendrore, dhe me qendrat urbane të afërta, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi thotë se rruga e Hambarit kishte mbetur pa ndërhyrje ndërkohë që problemet shtoheshin vit pas viti.

“Sot jemi drejt përfundimit dhe rikthimit të një prej elementeve më të rëndësishme për banorët: komunikimin dhe lidhjen me zonat e tjera urbane”, thotë Subashi, ndërsa ka postuar edhe fotografitë e punës  që po bëhet në këtë rrugë.

“Nga autostrada deri në qendër të Hambarit!”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.