Agjencia Telegrafike Shqiptare

Baloteli kërkon largimin, “Nica” e vlerëson 10 mln euro

TIRANË, 27 korrik/ATSH-ANSA/ – Sulmuesi italian, Mario Baloteli ka shprehur dëshirën për tu larguar nga ekipi francez i “Nicës”.

Sipas francezes “L’Equipe” për transferimin e Balotelit ekipi i “Nicës” ka vendosur një çmim prej 10 mln eurosh për kartonin  e tij.

Baloteli i lindur në vitin 1990 mban të veshur fanellën e ekipit të “Nicës” që nga viti 2016, ku në 51 takime ka shënuar 33 gola si në kampionatin francez të futbollit, ashtu edhe në Kupën e Francës. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version