PARAGUAJ – Vdes në një aksident ajror ministri i Bujqësisë, Luis Gneiting

ASUNCION, 26 korrik /ATSH-AFP/ – Ministri i Bujqësisë dhe zëvendësministri i tij vdiqën të mërkurën në mbrëmje në një aksident ajror në Paraguajin jugor, sipas autoriteteve ajrore të Amerikës Jugore.

Sot në mëngjes, forcat e shpëtimit zbuluan mbetjet e avionit me dy motora ‘’Beechcraft’’, i cili u rrëzua në një zonë moçalore pak pasi u nis nga aeroporti i Ayolas, pranë kufirit me Argjentinën.

Ministri po kthehej në Asuncion pasi kishte vizituar të ëmën e sëmurë, e cila vdiq sot në mëngjes pas aksidentit të djalit.

Të katër personat në bordin e e aeroplanit kanë vdekur, ministri Luis Gneiting dhe zëvendësministri i Blegtorisë, Vicente Ramirez, një zyrtar i ministrisë dhe piloti.

Nga aksidenti nuk ka asnjë të mbijetuar. Avioni u rrëzua në ujë në një moçalishte tre metra të thellë, u shpreh Roque González, i njësisë speciale të kërkimeve dhe të forcave të shpëtimit./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.