Muzeu Historik dhe Ambasada e Japonisë bashkëpunim në fushën e artit dhe kulturës

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ – Muzeu Historik Kombëtar dhe Ambasada e Japonisë shumë shpejt do të nisin bashkëpunimet e tyre me realizime projektesh në fushën e artit dhe kulturës.

Ishte ky qëllimi përfundimtar, që ngritën për të realizuar në një plan afatshkurtër, Ambasadori i Japonisë Makoto Ito dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi.

Ambasadori Ito u shpreh me konsideratë të lartë gjatë një vizite në muze për historinë dhe rëndësinë që përfaqëson Muzeu Historik Kombëtar, si pikë takimi i turistëve nga e gjithë bota, ku patjetër rol të rëndësishëm luajnë edhe turistët japonezë që vizitojnë muzeun.

Drejtori Koci gjithashtu shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit për të zhvilluar një sërë aktivitetesh, të cilat lidhin historinë dhe kulturën e dy vendeve, secila me individualitetin e saj./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.