BERLIN – Gjermania bllokon për herë të parë riblerjen e një kompanie strategjike nga Kina

BERLIN, 26 korrik /ATSH-AFP/ – Berlini për herë të parë po i ndalon të drejtën investitorëve kinezë për të marrë kontrollin e një kompanie gjermane, duke e cilësuar kompaninë tepër strategjike, raportoi sot media gjermane.

‘’Qeveria federale vendosi veton e saj për shitjen e prodhuesit të makinerive ‘’Westphalien Leifeld Metal Spinning’’ tek një grup investitorësh kinezë’’, raporton e përjavshmja ‘’WirtschaftsWoche’’, duke cituar burime nga qeveria.

Kompania me seli në Ahlen, e cila ka të punësuar rreth 200 persona është e specializuar në fushën e materialeve ultra rezistent që përdoren në industrinë e hapësirës ajrore ose bërthamore.

E intervistuar nga media, Ministria gjermane e Ekonomisë refuzoi të konfirmonte këtë vendim, që pritet të dalë zyrtarisht më 1 gusht, dhe që prej një muaji është bërë objekt hetimi./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.