Shqipëria mund Serbinë në botërorin e Rafting

Shqipëria mund Serbinë në botërorin e Rafting

Shqipëria garon në kampionatin botëror të Rafting U23. Në disiplinën "kokë më kokë" Shqipëria mundi rivalët serbë duke ngritur në podium flamurin shqiptar.Kombëtarja e Federatës Shqiptare të Rafting “Albanian Eagle” përfaqësohet në disiplinat downriver (zbritje në lumë), slalom (zbritje me pengesa) dhe garat H2H (kokë më kokë) me kapiten skuadre Murat Mamurani dhe sportistët Ergi Opingari, Ameda Kuqo, Edison Daja, Ali Spathara dhe Pirens Zhara.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 25 Korrik 2018

TIRANË, 25 korrik/ATSH-A.Fortuzi/ – Shqipëria garon në kampionatin botëror të Rafting U23. Në disiplinën “kokë më kokë” Shqipëria mundi rivalët serbë duke ngritur në podium flamurin shqiptar.

Kombëtarja e Federatës Shqiptare të Rafting “Albanian Eagle” përfaqësohet në disiplinat downriver (zbritje në lumë), slalom (zbritje me pengesa) dhe garat H2H (kokë më kokë) me kapiten skuadre Murat Mamurani dhe sportistët Ergi Opingari, Ameda Kuqo, Edison Daja, Ali Spathara dhe Pirens Zhara.

Më shumë se 35 ekipe, nga 15 vende pjesëmarrëse garojnë në pragje të lumit Dora Baltea. Gara nisi fillimisht në Villeneuve (Aosta) dhe më pas në stadiumin Canoe të Ivrea.

Zamo Spathara, president i Federatës Shqiptare të Rafting tha se paraqitjet e Shqipërisë janë për t’u vlerësuar në një sport që nuk është ndër më të popullarizuarit në vend. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.