OSHEE punime në nënstacionin e Mëzezit për eliminimin e rrjedhjes së gazit

TIRANË, 25 korrik /ATSH/- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se, për shkak të punimeve që do të kryejë ditën e mërkurë nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në çelësin 35 kV të nënstacionit Mëzez, për eliminimin e rrjedhjes së gazit, në disa zona në Tiranë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas OSHEE-s, zonat ku do kenë ndërprerje të energjisë elektrike janë: Bërxullë, Domje, Bathore, Ujësjellësi Kamëz, Qerek, Tapizë, Pompat Tapizë, Breg Lumi, Reparti Ushtarak, Laknas (pjesërisht), Pompat e Antibiotikut, Privat/ Alumin, Everest, Frutikultura, Bregu Lumit, Çekrezë, Kasale, Parafabrikatet Kamëz, Valias. e.xh/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.