Kombëtarja U-15 humbet dy ndeshjet miqësore me Kroacinë

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ – Kombëtarja shqiptare e futbollit për moshat U-15 ka humbur të dyja miqësoret e zhvilluara përballë kombëtares Kroate U-15.

Ndeshja e parë e zhvilluar në datën 23 korrik në Duga Resa ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0 në favor të vendasve.

Të besuarit e Eqerem Memushajt pas humbjes së parë kanë regjistruar edhe humbjen e dytë, kësaj here me rezultatin e thellë 3-1, në ndeshjen e zhvilluar në Karlac, ku takimi filloi 30 minuta me vonesë për shkak të motit të nxehtë.

Golin e vetëm për Shqipërinë e realizoi futbollisti Brajan Begotaraj, në pjesën e dytë.

Memushaj për këto përballje miqësore të cilat do t’i vlejnë për vijimësinë kishte të grumbulluar plot 22 futbollistë, të datëlindjeve 2004 dhe 2005./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.