KESH fiton çmimin “Climate Change Adaptation – Silver Award” për vitin 2017

TIRANË, 25 korrik/ATSH-A.Fortuzi/ – Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka fituar çmimin “2017 Climate Change Adaptation – Silver Award”, të akorduar nga Banka për  Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).

Përmes një postimin në FB, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare shprehet e vlerësuar për çmimin e marrë për mbrojtjen e klimës dhe përshtatshmërisë që kjo Korporatë ka dëshmuar ndër vite me ndryshimet klimaterike.

“Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju çmimin e akorduar për shoqërinë KESH sh.a nga European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) 2017 Climate Change Adaptation – Silver Award”, teksa bashkëngjitur postohet edhe fotoja e certifikatës së akorduar.

Çmimi iu dha KESH-it me rastin e takimit të 26-të të përvitshëm të organizuar nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD). Çmimi është një vlerësim pozitiv për KESH lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe përshtatshmërisë së kësaj kompanie me ndryshimet klimaterike.

/r.e/

Të nderuar miq!Kemi kënaqësinë të ndajmë me Ju çmimin e akorduar për shoqërinë KESH sh.a nga European Bank for Reconstruction and Development (EBRD).2017 Climate Change Adaptation – Silver Award

Posted by Korporata Elektroenergjitike Shqiptare – Faqja Zyrtare on E mërkurë, 25 Korrik 2018

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.