Vidal shtang “Interin”, pranë “Mançester Junajtid”

TIRANË, 24 korrik/ATSH-A. Fortuzi/ – “Inter” e kërkonte prej kohësh, po ashtu dhe “Napoli”, por mesa duket, “Mançester Junajtid” ja ka dalur të triumfojë në këtë betejë të merkatos verore.

Arturo Vidal, kiliani ish-kampion i Italisë me “Juventusin”, sipas anglezes “The Sun”, duket se do i bashkohet skuadrës së Zhoze Murinjos. Kiliani, duket se ka shprehur dëshirën për të provuar një eksperiencë në Premier Ligë, jo vetëm se në Itali ka luajtur me “Juventusin” dhe nuk do ishte e udhës të rikthehej e të luante për një rivale të bardhezinjve, por dhe për shkak të fuqisë ekonomike që “Djajtë e kuq” të Anglisë disponojnë, si përsa i takon tratativës për kartonin e futbollistit, por dhe për nivelin e kontratës.

Te “Junajtid” Vidal do të rigjente Pol Pogba, me të cilin ai luajti një sezon tek “Juventusi”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.