RUSI – Kremlini: Putin dhe Trump do t’i vazhdojnë kontaktet

MOSKË, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu amerikan, Donald Trump kanë rënë dakord për vazhdimin e kontakteve të tyre të nevojshme pas samitit në Helsinki javën e kaluar, deklaroi sot këshilltari i Kremlinit, Juri Ushakov.

Në përfundim të një takimi prej dy orësh në kryeqytetin finlandez më 16 korrik, Vladimir Putin dhe Donald Trump shfaqën një unitet të rrallë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, veçanërisht për akuzat për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane, hedhur poshtë nga Moska.

Cilësuar si shumë i suksesshëm nga Putin dhe si një sukses i madh nga Trump, samiti i tyre i parë i shumëpritur ka shkaktuar gjithashtu shumë polemika në SHBA ku deklaratat e presidentit amerikan janë gjykuar shumë paqësore përballë hoologut rus.

Javën e kaluar, Trump njoftoi se kishte ftuar Putin në Uashington në vjeshtë për të vazhduar dialogun dhe siguroi se po e priste me padurim një samit të dytë.

“Gjatë takimit të tyre në Helsinki, presidentët ranë dakord se duhet të vazhdonin këto kontakte të dobishme”, deklaroi Ouchakov për gazetarët duke konfirmuar njoftimin nga Ushingtoni për një takim tjetër të parashikuar mes dy krerëve.

“Disa ditë pas Helsinkit, pala amerikane ka propozuar organizimin e samitit të ardhshëm në Uashington në fund të vitit”, theksoi ai, para se të saktësonte se ftesa ishte bërë nga këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Bolton.

Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, diskutimet po vazhdojnë për një takim tjetër./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.