Ronaldo ka kapacitetin fizik si të një 20-vjeçari

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ – Portugezi Cristiano Ronaldo ka përfunduar vizitat mjekësore te “Juventus”, pas transferimit të tij prej 105 mln euro nga “Real Madrid”.

Shpenzimi i bërë nga “Juventus” për transferimin e yllit portugez, Ronaldo në Torino, duket relativisht i madh, duke parë që portugezi është 33 vjeç dhe mendohet se është në perëndim të karrierës së tij.

Por rezultatet e dala pas vizitave mjekësore tregojnë se çmimi nuk është aq i fryrë sa duket, pasi u zbulua se Ronaldo kishte kapacitetin fizik si të një personi 20-vjeçar.

Sulmuesi është në gjendje aq të mirë fizike, saqë mund të garojë me një lojtar 13 vjet më të vogël se ai.

Portugezi ka një masë muskulore prej 50%, e cila është 4% më e lartë se një lojtar profesionist i zakonshëm.

Dhe e fundit që doli nga vizitat mjekësore ishte se Ronaldo ka regjistruar një shpejtësi prej 33.98 km në orë në Kupën e Botës, duke u bërë lojtari më i shpejtë në këtë kompeticion. /Mirror/ATSH/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.