KPK, seancë dëgjimore me prokurorin e Korçës, Elsion Sadiku

TIRANE, 24 korrik/ATSH/- Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit të Korçë, Elsion Sadiku ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për seancën dëgjimore.

Trupa gjykuese përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Në seancën e sotme para KPK-së, prokurori Sadiku ka kërkuar rikonfirmim në detyrë.

Sipas raportit të ILDKPKI-së, deklarimi i Sadikut rezulton i saktë dhe me burime të ligjshme, raport të cilin e ka mbështetur edhe KPK-ja.

Vendimi ndaj prokurorit të Korçës do të merret më 27 korrik. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.