BRUKSEL, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian propozoi sot një seri nxitjesh financiare për të bindur shtetet anëtare për ngritjen në territorin e tyre ‘’të qendrave’’ për një identifikim sa më shpejtë të migrantëve të shpëtuar në det, dhe ndarë përgjegjësinë e tyre siç e kërkon Italia.
Ekzekutivi europian sugjeroi gjithashtu për t’u akorduar shteteve anëtare vullnetare ‘një mbështetje të plotë financiare për të mbuluar shpenzimet në fushën e infrastrukturës dhe të funkionimit për ngritjen e qendrave të kontrolluara, që duhet të diferencojnë azilkërkuesit e ligjshëm nga migrantët ekonomikë që duhet të deportohen.
Për sa i takon shteteve që do të jenë të gatshëm për të pritur azilkërkues në territorin e tyre duke nisur nga krijimi i këtyre qendrave, Komisioni propozoi një ndihmë nga buxheti i BE-së, që do të arrinte vlerën 6 000 eurove për çdo person të transferuar.
Kemi të bëjmë me të njëjtën shumë me atë që u akordua në kuadër të planit të ‘’rivendosjes’’ në fuqi mes viteve 2015 dhe 2017, ku karakteri detyrues krijoi mosmarrëveshje në mesin e shteteve të BE-së./
/v.b/
