BRUKSEL – Juncker: Të angazhohemi për një dialog konstruktiv me SHBA

BRUKSEL, 24 korrik /ATSH-ANSA/ – Takimi mes presidentit të Komisionit të BE, Jean Claude Juncker dhe presidentit amerikan, Donald Trump do të jetë një mundësi për të zbutur potencialin e tensioneve dhe për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv, theksoi zëdhënësi i Juncker, në prag të nisjes së këtij të fundit për në Uashington.

Juncker, i cili do të shoqërohet nga komisionerja për Tregtinë, Cecilia Malmstrom, ku do të ketë një takim dypalësh me presidentin Trump dhe më pas me të takimi do të shtrihet në delegacionet përkatëse.

Takimi vjen pas atij të G7-ës në Kebek, ku u zhvillua diskutimi i parë për tregtinë që çoi në këtë mundësi të një takimi Juncker-Trump.

‘’Presidenti është i gatshëm të ekspozojë argumentet europiane dhe pas marrëveshjes së bërë me Japoninë, të gjithë e dinë se BE po mbron tregtinë e hapur, të lirë dhe globale’’, theksoi zëdhënësi./   /os/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.