SHBA – Trump: Shumë i lumtur për avancimin e negociatave me Phenianin

UASHINGTON, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot shumë i lumtur për gjendjen e negociatave me Korenë e Veriut, në një kohë kur vëzhguesit nënvizojnë mungesën e avancimeve konkrete, më shumë se një muaj pas samitit me Kim Jong Un.

“Asnjë raketë nuk është lëshuar nga Koreja e Veriut në nëntë muaj. Në të njëjtën kohë, asnjë test bërthamor”, thekson ai në një postim në Twitter.

“Japonia është e lumtur, e gjithë Azia është e lumtur. Por, lajmet e rreme, pa më pyetur (gjithmonë burime anonime), thonë se unë jam i nervozuar sepse kjo nuk po zhvillohet shpejt. Gënjeshtër, shumë i lumtur!”, shton ai në Twitter./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.