Rilindja urbane, IKMT prish dy objekte masive nё Fushё-Arrёz

TIRANË, 23 korrik /ATSH/- Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit (IKMT) ka nisur të hënën prishjen e disa objekteve nё Fushё-Arrёz.

Operacioni i IKMT realizohet me kёrkesёn e bashkisё Fushё-Arrёz nё kuadёr tё projektit “Rehabilitimi i qendrёs sё qytetit Fushё-Arrёz”.

“Objektet e planifikuara pёr t’u prishur janё njё dhe dykatёshe, por me sipёrfaqe tё madhe dhe pёrdoreshin pёr shёrbime tё ndryshme. Pronarёt e objekteve janё trajtuar sipas ligjit tё shpronёsimit pёr interes publik”, citon njoftimi për shtyp i IKMT-së. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.