MAQEDONI – Osmani: Opozita të kuptojë se vendi nuk ka të ardhme pa BE dhe NATO

bujar osmani

SHKUP, 23 korrik /ATSH-MIA/ – Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për Çështjet Europiane, Bujar Osmani konsideron se kundërshtimi i opozitës për marrëveshjen për emrin me Greqinë, e cila, siç thotë është marrëveshje për gjeneratat e ardhshme dhe jo e zgjedhjeve të ardhshme, do ta komplikojë gjendjen politike në vend.

Sidoqoftë, ai shpreson ende se VMRO-DPMNE do të kuptojë se vendi nuk ka të ardhme pa BE dhe NATO.

Ai është i bindur se edhe pa mbështetjen e opozitës procesi mund të jetë i suksesshëm, para së gjithash për shkak të besimit në zgjedhjen dhe vlerësimin e popullit.

“Opozita ende e mban peng këtë proces e me atë edhe të ardhmen e shtetit. Do të donim që këtë betejë ta zhvillojmë së bashku me opozitën, por, nëse nevojitet, do ta bëjmë atë edhe pa ta dhe do të kemi sukses. besoj se me mbështetjen e madhe të qytetarëve do të arrijmë ta bëjmë atë në kohën e parashikuar”, thotë Osmani në intervistën për gazetën greke ”Ethnos”./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.