MALI I ZI – Policia arreston një të dyshuar për krime lufte

BEOGRAD, 23 korrik /ATSH-AA/ – Policia malazeze njoftoi se ka arrestuar një shtetas të Serbisë i cili, mes tjerash, dyshohet për krime lufte mbi shqiptarët gjatë vitit 1999.

”Policia malazeze ka arrestuar personin me inicialet P.V nga Shapca për të cilin është shpallur fletarrest nga Interpoli”, theksohet në njoftimin policor.

Dyshohet se ai ka qenë pjesë e grupit “Shakala”, ku nga 23 deri më 20 qershor të vitit 1999 sulmoi, vrau dhe torturoi civilët shqiptarë, ku u vranë 41 persona./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.